Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka vlerësuar përzgjedhësin e Holandës, Louis van Gaal, ndërsa është shprehur i lumtur që është kthyer të luaj sërish për Holandën. Ai ka thënë se ishte i zhgënjyer që shkaku i lëndimit nuk ishte pjesë e Holandës në “Euro 2020”.
“Jam i lumtur që jam këtu me ekipin dhe po punojmë së bashku në një pjesë shumë të rëndësishme të kualifikimeve. Mezi po pres të luaj. Për mua ishte shumë e vështirë ta shoh Holandën nga larg në Evropian. Isha i zhgënjyer edhe me eliminimin, por tani duhet të përqendrohemi tani për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Unë mendoj se jam gati. Kisha nevojë për ndeshje dhe për fat luajtura në javët e fundit. Jam duke bërë një përparim të mirë dhe nesër do të jetë një lojë e bukur”, ka thënë Van Dijk në konferencë për media.
Holanda të mekurën luan kundër Norvegjisë, në kuadër të kualifikimeve për botërori “Katari 2022”.
Holanda është në vendin e dytë të Grupit G me gjashtë pikë pas dy fitoreve, atë kundër Letonisë dhe Gjibraltarit. Ka edhe një humbje nga Turqia.