Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek mund të largohet nga Unitedi në janar

Mesfushori holandez Donny van de Beek ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi pasi mund të transferohet te skuadra e Evertonit gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Mediumet britanike kanë raportuar se Evertoni tashmë e ka kontaktuar holandezin, i cili nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij te Unitedi.

24-vjeçari ka vetëm tri paraqitje këtë sezon te “Djajtë e kuq” kurse te Evertoni po shihet si zëvendësim ideal për kolumbianin James Rodriguez që ditë më parë u transferua në Katar.

Van de Beek iu bashkua Unitedit vitin e shkuar nga Ajaxi për 44 milionë euro por nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek ekipi anglez. Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.