Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valverde vazhdon kontratën me katalunasit

Ernesto Valverde do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës.

Trajneri spanjoll ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin katalunas edhe për stinorin 2019-2020.

Në marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve, është edhe një mundësi vazhdimi e kontratës për një vit tjetër, transmeton KTV. 

55-vjeçari e ka udhëhequr Barcelonën nga viti 2016, ku vitin e kaluar ka fituar kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën e Spanjës.

Valverde deri më tani ka drejtuar Barcelonën në 96 ndeshje duke shënuar 65 fitore 22 barazime dhe ka pësuar vetëm nëntë humbje.