Barcelona nuk ka përfunduar biznesin në këtë afat kalimtar, sipas trajnerit të saj Ernesto Valverde, që ka konfirmuar se ekipi i tij do të bëjë edhe disa përforcime.
Së fundmi Barça u përforcua me Malcomin, derisa më parë kishte zyrtarizuar në këtë afat kalimtar edhe Arthur Melon e Clement Lengletin, transmeton Koha.net.
“Jemi të hapur për çdo mundësi. Është e vërtetë se kemi pasur disa largime të mëdha në mesfushë, prandaj është e mundur që të bëjmë edhe disa përforcime. Do të provojmë të ndërtojmë skuadër shumë konkurruese, duke e ditur se Iniesta e Paulinho janë larguar”, është shprehur Valverde.
Artikuj të ngjashëm