Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, raportohet se është i vendosur që në Camp Nou të sjellë yllin e PSG-së, Angel di Maria.
Valverde zëvendësoi Luis Enriquen muajin e shkuar dhe mësohet se ka vendosur të bëjë disa ndryshime në ekipin e parë para sezonit të ri.
Sipas “La Parisien”, Valverde ka identifikuar argjentinasin Di Maria si cakun kryesor për transferim gjatë verës.
Ai ka shënuar 39 gola për Real Madridin në 190 paraqitje mes viteve 2010-2014, para se t’i bashkohej Manchester Unitedit e më pas PSG-së.
Artikuj të ngjashëm