Valon Fazliu ka shënuar gol ndaj Baselit për Kupë të Zvicrës. Baseli kaloi tutje në garën e Kupës së Zvicrës pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Ndeshja u mbyll 3:1 për Baselin. Fazliu shënoi gol në minutën e 10-të për Aaraun. Ai luajti përkrah Shkëlqim Vladit në sulm.
Te Aarau luajti tërë takimin Imran Bunjaku, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë edhe Milot Avdyli.
Arijan Qollaku dhe Shkëlzen Gashi mbetën në stol. Për Baselin në fundin e takimit luajtën Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri.