Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valmir Berisha transferohet te Sliema Wanderes

Ish-reprezentuesi i të rinjve të Suedisë, Valmir Berisha, e ka gjetur një ambient të ri për ta vazhduar karrierën. Sliema Wanderes i ka përforcuar radhët e veta, sidomos repartin e sulmit, me transferimin e qendërsulmuesit shqiptar.

25-vjeçari Berisha në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit zinxhir të Suedisë. Luajti për grupmoshën U17 dhe U19 të Suedisë në nivel përfaqësuesesh, ndërsa në vitin 2016, pati dy paraqitje në Lojërat Olimpike.

Berishës i skadoi kontrata me klubin Chindia Targoviste të Rumanisë në fillim të qershorit të këtij viti. Me skuadrën e elitës së futbollit maltez, Berisha ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Berisha nga Halmstadi i Suedisë kaloi te të rinjtë e Romës, por pa lënë gjurmë.

Artikuj të ngjashëm