Mbrojtësi Albert Vallqi ka shënuar gol për ta ndihmuar fitoren bindëse të St. Gallenit ndaj Lausanne Ouchy.
Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Zvicrës.
Vallqi shënoi për 2:0 në minutën e 40-të.
Vallqi, Bastien Toma e Betim Fazliji startuan te St. Galleni.
Lavdrim Hajrullahu, Valon Hamdiu, Mërgim Qarri e Alban Ajdini startuan te Lausanne Ouchy. U aktivizua edhe Liridon Mulaj.
St. Galleni ka mbledhur 18 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.
Artikuj të ngjashëm