Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vallçi ia siguron fitoren St. Gallenit

Mbrojtësi i qendrës, Albert Vallçi, ia ka siguruar fitoren St. Gallenit.

Të dielën, St. Galleni fitoi 2:1 ndaj Luzernit në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës. Vallçi shënoi për 2:1 në minutën e 74-t.

Vallçi e Betim Fazliji luajtën për St. Gallenin.

Ismajl Beka e Denis Simani startuan te Luzerni. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Ardon Jashari e Kemal Ademi.

St. Galleni është i katërti me gjashtë pikë. Luzerni renditet i shtati me katër pikë.