Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vallqi ftohet nga Austria

Mbrojtësi shqiptar, Albert Vallqi, i cili kërkohej nga Përfaqësuesja e Kosovës, ka zgjedhur të luajë për Austrinë.

Edhe pse ishte përfolur se ka gjasa që mbrojtësi i Red Bull Salzburgu t’i bashkohej Kosovës, ai tashmë është ftuar në ekipin e parë të Austrisë për ndeshjet e radhës në kualifikimet për “Euro 2020”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vallqi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet me Slloveninë e Maqedonisë së Veriut.

Për debutimin e tij, Foda ka thënë se “është lojtar që mund të përdoret në mbrojtje dhe ka fleksibilitet dhe se mosha e tij e re e bën lojtar interesant”.

Image