Mbrojtësi shqiptar Albert Vallqi e ka vazhduar kontratën me Red Bull Salzburgun edhe për dy vjet. Kontrata e re e Vallqit është e vlefshme deri në verën e vitit 2024.
Vallqi 25-vjeçar te Salzburgu gjendet që nga viti 2019 kur kaloi nga Wacker Inssbrucku. Që nga atëherë ai ka luajtur 40 ndeshje për Salzburgun dhe ka fituar dy tituj të kampionit të Austrisë dhe dy Kupa të Austrisë.
“Jam shumë i lumtur që klubi ka ardhur herët tek unë dhe pas një bisede mjaft të mirë e kemi vazhduar kontratën. Kjo më bën krenar dhe më tregon se klubi ka besim të madh tek unë. Unë dua të shpaguajë këtë besim dhe të jem edhe mëtutje i suksesshëm me Red Bull Salzburgun”, ka thënë Vallqi.
Te Salzburgu kanë fjalë të mëdha për Vallqin.
“Veçanërisht e vlerësojmë fleksibilitetin e tij në mbrojtje, ku mund të luajë në të gjitha pozitat. Ai është në një rrugë të mirë dhe është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës”, ka thënë drejtori sportiv i Salzburgut, Christoph Freund.