Albert Vallçi është shumë afër rikthimit në fushën e lojës pas një pauze njëvjeçare shkaku i lëndimit.
Ai është përfshirë në listën e skuadrës kampione të Austrisë, ndërsa lajmin për rikthimin e 26-vjeçarit të mbrojtjes, e ka bërë të ditur skuadra e tij në faqen zyrtare të mërkurën.
Vallçi mungoi gjatë shkaku i lëndimit të tejzës së Akilit, por vlerësohet shumë për cilësitë që i posedon.
Ai ka kontratë me skuadrën gjigante të Austrisë deri në qershor të vitit 2024.
Ndeshja e radhës për Salzburgun do të jetë kundër Rapidit të Vjenës më 3 prill.