Kishte shpresë se te skuadra e madhe austriake, Red Bull Salzburg po zhvillohej lideri i ardhshëm i mbrojtjes së Kosovës. Albert Vallqi (Vallci) vërtet po zhvillohet te gjiganti austriak, por ai nuk pritet të jetë asnjëherë mbrojtës i përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Vallqi të martën është përfshirë në përfaqësuesen e Austrisë për dy ndeshjet e ardhshme. Ai është me prejardhje nga Kosova dhe për të ishte raportuar se ka shprehur interesim pos Kosovës edhe Shqipëria. Dhe interesimi i dy përfaqësueseve shqiptare mund të ketë rritur gjasat e tij që të ftohet nga Austria. Austria ka përfshirë në ekip një lojtar të rritur në sistemin e futbollit të këtij vendi, që lehtë ka mundur të përfundojë te Kosova apo te Shqipëria, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe Vallqin edhe një herë konfirmohet se përfaqësuesja e "dardanëve" nuk është opsion i parë për të gjithë lojtarët nga Kosova apo me rrënjë nga Kosova. Rejtingu i Kosovës është rritur me sukseset e fundit, por jo të gjithë lojtarët e zgjedhin atë kur kanë mundësi të luajnë si për Kosovën ashtu edhe për ndonjë përfaqësuese tjetër. Lista e lojtarëve të tillë nuk është e shkurtër.
Të paktën prej vitit të kaluar Vallqi ishte në listat e përgjegjësve të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Këtë në muajin shkurt e kishte bërë të ditur Bajram Shala, menaxher i përfaqësueses së Kosovës. Në shkurt kontakti i Kosovës me Vallqin ekzistonte tashmë.
Në mars është mbajtur një takim i përzgjedhësit Bernard Challandes dhe menaxherit Shala me lojtarin dhe përfaqësuesin e tij. Drejtuesit e përfaqësueses vlerësuan pas atij takimi se kishin marrë sinjale pozitive nga Vallqi dhe se mbrojtësit i kishte pëlqyer projekti i Kosovës. Por Vallqi nuk kishte dhënë përgjigje të prerë se do t'i bashkohej Kosovës. Kishte kërkuar kohë për të menduar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)