Na La Liga, kampionia Barcelona të shtunën e viziton skuadrën Real Valladolid, që është kthyer në elitën e futbollit spanjoll, pas katër vjetësh mungesë.
Në këtë fillim sezoni, në fokus të kritikave është Luis Suarezi, por Valverde insiston se nuk po brengoset për formën e tij, duke nënvizuar se edhe vitin e kaluar e pati startin e ngadalshëm, por se kur fillon të shënojë, ai nuk ndalet.
Përballja ndërmjet Valladolidit e Barcelonës, do të zhvillohet të shtunën në ora 22:15.
Në formacion mund të ketë vetëm një ndryshim te skuadra e Barcelonës nga ajo e javës së parë, me Philippe Coutinhon që pritet të jetë titullar, ndërsa Sergi Roberto do të kthehet në krahun e djathtë, pasi ndeshjen e fundit luajti si mesfushor qendror, transmeton KTV.
Real Madridi, nga ana tjetër, që është i pamposhtur në 25 nga 28 vizitat e fundit në La Ligën spanjolle, do të jetë mysafir i Gironas.
Edhe
Barcelona bën udhëtimin e shkurtër te Girona, Reali i shkon Espanyolit
Kampioni evropian dukej solid në ndeshjen hapëse të sezonit në La Liga. Girona e pret Real Madridin për herë të dytë në histori.
Ndeshja e sezonit të kaluar ndërmjet këtyre dy skuadrave, në “Estadio Montilivi”, u takoi “Katalunasve” që fituan 2:1 në sezonin e parë të elitës së futbollit spanjoll.
Në ndeshjen e xhiros së parë, te madrilenët, Luka Modriqi hyri në lojë nga banka rezervë, kurse në fundjavë pritet të jetë titullar. Dyshim për trajnerin Julen Lopetegui do të jetë porta, pasi të gatshëm i ka dy portierët, Keylor Navas dhe të transferuarin nga Chelsea, Thibaut Courtois.
Nën drejtimin e Lopeteguit, Madridi ka treguar organizim më të mirë, në fazën e mbrojtjes kundër Getafes, me Navasin që nuk pati punë deri në minutën e 90-të.
Edhe
Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin
“Los Blancos” në ballafaqimin e fundit e pati topin në pronësi 78%, një lloj taktike tashmë e instaluar nga tekniku spanjoll Lopetegui, te rekordmenët e Evropës.
Ndeshja ndërmjet Gironës e Real Madridit zhvillohet të dielën në ora 22:15.