Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valero: Serie A ka vepruar tepër vonë

Mesfushori i Interit, Borja Valero po e vlerëson se Serie A ka vepruar tepër vonë për të pezulluar kampionatin.

Italia ka regjistruar numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.

Gjatë pushimit të detyrueshëm, Valero është duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij në Milano dhe ai po shpreson që stinori të përfundohet.

“Unë jam mirë, për fat të mirë gjithë familja ime është këtu me mua. Do të ishte më e komplikuar po të isha i vetëm. Vendimi për të pezulluar kampionatin erdhi tepër vonë. Ishte e nevojshme që një lojtar të infektohet për t’u pezulluar kampionati. Kampionati është dashur të ndalet më herët”, ka thënë Valero për gazetën “AS”, transmeton Koha.net.

Interi zë vendin e tretë në Serie A, ndërsa po ashtu është në 1/8 e finales të Ligës së Evropës ku do të përballet me Getafen.

Disa futbollistë të Serie A së Italisë janë prekur nga koronavirusi.

Artikuj të ngjashëm