Valencia ka konfirmuar se ish-trajneri i Villarrealit, Marcelino, do të jetë trajner i ri i ekipit.
51-vjeçari sezonin e kaluar i ndihmoi Villarrealit që të përfundojë në top-katërshe, por befasoi me vendimin për largim para se të fillonte sezoni 2016-17.
Marcelino ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të nis punën me të përfunduar ky sezon.