Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kthen sytë kah Marcelino

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez duket se ka gjetur trajnerin e ri për ekipin e tij.

Mediumet spanjolle raportojnë se Perez dëshiron ta angazhoj trajnerin aktual të Valencias, Marcelinon. Perez pëlqen punën e Marcelinos, pasi 53-vjeçari e njeh shumë mirë La Ligan.

Marcelino te Valencia është prej vitit të shkuar kurse ka punuar edhe te Villarreali, Sevilla, Santanderi, Zaragoza, Recreativo e Sporting Gijoni.