Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia me shumë lëndime para ndeshjes ndaj Realit

Valencia ka marrë goditje të rëndë para ndeshjes derbi kundër Real Madridit që është paraparë të zhvillohet në vikend.

“Los Che” për përgatitet për udhëtimin e vështirë në “Santiago Bernabeu” të shtunën në mbrëmje, pas disfatës që e pësoi nga Espanyoli. Por kjo skuadër nuk do ta ketë ndihmën e shumë lojtarëve, përfshirë edhe Hugo Duron, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit. I lënduar është edhe Gabriel Paulista, ndërsa në listë ka hyrë edhe Carlos Soler.

Soler ka shënuar tetë gola dhe dy asistime këtë sezon. Ai u lëndua në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Cartagena. Në fushë nuk do të jetë as Jose Bordalas.

Artikuj të ngjashëm