Valencia është duke u interesuar për transferimin e futbollistit spanjoll Jose Callejon nga Napoli, shkruan “Gazzetta Dello Sport”.
Kontrata e Callejonit 33-vjeçar me Napolin skadon në fund të këtij edicioni. Ai nuk po mendon ta vazhdojë kontratën. Valencia është duke synuar ta transferojë Callejonin dhe i ka ofruar kontratë trevjeçare.
Callejon ka luajtur shtatë stinorë te Napoli që nga transferimi nga Real Madridi në korrik të vitit 2013. Ai ka realizuar 88 gola dhe i ka asistuar 77 në 336 ndeshje. Për Callejonin po interesohet edhe Fenerbahçe, por vet Callejon dëshiron të luajë në La Liga.