Jose Callejon është duke u kërkuar nga Espanyoli dhe Grandada, raportojnë të hënën mediumet në Spanjë.
Të dy ekipet spanjolle po planifikojnë transferimin e 35-vjeçarit që në verë do të jetë lojtar i lirë. Callejon ka luajtur për Espanyolin dhe Real Madrid. Por ai është i lirë të nënshkruajë një parakontratë me cilëndo skuadër. Para Fiorentinës, futbollisti spanjoll ka luajtur edhe për Napolin.
Ai këtë edicion në Serie A dhe Kupë të Italisë ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 24 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm