Skuadra nga La Liga, Valencia është favorite për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Nabil Fekir ka njoftuar të enjten sajti francez "Le10Sport".
Mësohet se Valencia ka kohë që po negocion me ekipin francez, të cilit i ka ofruar 45 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Fekirit. Mesfushori 26-vjeçar, do të largohet nga Lyoni gjatë kësaj vere, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.
Gjithashtu, Valencia i ka ofruar Fekirit edhe një kontratë pesëvjeçare, me një pagë të majme vjetore. Fekir në edicionin 2013/14 ka debutuar me ekipin e parë të Lyonit dhe ka shënuar 69 gola e ka bërë 46 asistime në 193 paraqitje në të gjitha garat. Ai është edhe reprezentues i Francës prej vitit 2015 dhe deri më tani ka regjistruar 15 paraqitje.