Sara Beqareviq ka lindur pa krahun e majtë në Bosnjë, vend në të cilin personat me aftësi të veçanta shpesh janë të margjinalizuar.
Sidoqoftë, gjendja e saj asnjëherë nuk ka mundur ta ndalojë atë ta ndjekë ëndrrën e saj për t’u bërë gjimnaste ritmike e njohur ndërkombëtarisht.
Beqareviq ka treguar se ky sport kërkues e kishte magjepsur atë që kur ishte e vogël, teksa shikonte Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në televizion.
Asaj nuk i duhej edhe shumë kohë për të filluar imitimin e lëvizjeve të shkëlqyeshme të gjimnastëve të klasit botëror.
Shumë shpejt, pothuajse 11 vjet dhe Beqareviq, e cila mbush 14 vjet më 16 dhjetor, ka një histori të fitimit të medaljeve për klubin e saj, Visoko- i themeluar dhe emëruar sipas qytetit të vogël boshnjak ku ajo kishte lindur.
Edhe
Sara, futbollistja që frymëzon
“Disa njerëz kanë thënë se kjo ishte e pamundur dhe se nuk do të mund ta bëja, mirëpo unë mundem. Nuk më intereson se çka thonë të tjerët, bazohem në intuitën time për atë çka mund të arrij dhe kjo është më e rëndësishme”.
Nëna e Beqarevicit, Sanela, e cila qëndron në shtëpi, është tmerruar nga vëmendja e mediave.
Mirëpo, prezenca e saj pranë vajzës, tek adoleshentja merr pjesë në praktikën e ekipit në shkollën vendore të gjimnastikës tre herë në javë, është dëshmi se vendosmëria e saj nuk e ndal vajzën e saj të vetme të arrijë shkëlqimin e vet.
Gjimnastja e re ka qenë me fat që ka hasur në një trajnere mendjehapur, si Amina Lepiq Milaviq.
Nuk ishte një hap i vogël në vendin, ku sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF, “fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre ende përballen me diskriminim, të drejtat e tyre shpesh nuk përmbushen dhe akoma përballen me akses të kufizuar në shërbimet themelore”.
“Në fillim ishte e pazakontë, nuk do të them e vështirë, thjesht e pazakontë, sepse ishte një eksperiencë e re edhe për mua. Teksa po njiheshim, po mësoheshim me njëra-tjetrën”.
Edhe
Pak kushte e shumë ëndrra për gjimnastet e reja të Kosovës
Nuk është dashur edhe shumë kohë, ka shtuar ajo për ta kuptuar që Beqarevic “ishte me të vërtetë ndryshe”, por ajo që e bëri atë të dallohej ishte vendosmëria e saj e veçantë për të praktikuar” si dhe talenti i saj.
Sara po dëshmon se nevoja e saj e veçantë nuk është pengesë për të shkëlqyer.