Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vajza e Abramovichit kundër Putinit

Vajza e pronarit të Chelseat, Roman Abramovichit, Sofia, në mënyrë dramatike iu bashkua një grupi të madh të rusëve që po e kritikojnë Vladimir Putinin për pushtimin e Ukrainës.

27-vjeçarja, e cila kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Londër , ndau një imazh në “Instagram” që tregonte liderin rus me një shenjë rreziku me mbishkrimin: “Gënjeshtra më e madhe dhe më e suksesshme e propagandës së Kremlinit është se shumica e rusëve qëndrojnë me Putinin”.

Ky qëndrim i Sofia Abramovichit vjen pasi babait të saj, Roman Abramovichit raportohet se i është ndaluar në mënyrë efektive në Britaninë e Madhe.

Madje, Sofia Abramovich në postim ka shkruar se “Putini dëshiron luftë me Ukrainën” duke e fshirë emrin e Rusisë.

Image