Miliarderi rus, Roman Abramovich, raportohet se i ka lutur miqtë e tij në Hollywood dhe Wall Street t’i huazojnë para për t’i mbajtur gjallë bizneset e tij, pas vënies së sanksioneve ndaj tij dhe të pasurve tjerë rusë, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Pronari i Chelseat, asetet e të cilit u ngrinë për shkak të lidhjes me presidentin rus Vladimir Putin, raportohet se ka kërkuar gati një milion euro huazim nga rrjeti i miqve të pasur.
Spekulohet se ai s’po mund ta paguajë më stafin e vet, që besohet se i kushton rreth 800 mijë euro në javë.
Regjisori hollivudian, Brett Ratner, besohet se është mik i afërt i Abramovichit të cilit i është bërë kërkesa për ndihmë. Po ashtu rusi ka kërkuar ndihmë edhe nga familja Rothschild.
“Roman po kërkon nga miqtë e afërm t’ia huazojnë gati një milion dollarë. Ai po thotë se s’është vonuar kurrë me pagesa për stafin e tij dhe se pas ngrirjes së pasurisë, s’po mund t’i paguajë njerëzit e tij”, ka thënë burimi i uebfaqes.
Në Britani, oligarku dhe familja e tij raportohet se kanë prona prej mbi 250 milionë eurosh, pos pasurisë së klubit që ende s’është shitur.
Edhe
Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë
Sipas “Forbesit”, pasuria e tij është rreth 13 miliardë euro.
Abramovich s’i ka komentuar spekulimet.