Granada është duke kërkuar rikthimin në elitën e futbollit të Spanjës dhe po vazhdon me suksese. Kontribut të madh në fitoren e Granadas të shtunën në kuadër të xhiros së 25-të të La Liga 2 dha futbollisti i Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Uzuni të shtunën shënoi dy gola në fitoren 2:0 të Granadas ndaj Andorras.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e shënoi në minutën e 10-të, ndërsa tre minuta më pas realizoi për golin e dytë dhe rezultatin final të takimit.
Në të dyja rastet, ai u asistua nga Jose Callejon. U zëvendësua në minutën e 65-të.
Uzuni tani prinë në listën e realizatorëve me 14 gola të realizuar në La Liga 2. Ai ka edhe dy asistime.
Granada ka 41 pikë në 25 ndeshje të luajtura dhe është sipër në tabelë.