Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni shënon golin e vetëm në fitoren e Granadas

Myrto Uzuni ka vazhduar shkëlqimin në La Liga 2.

Të dielën, Uzuni e shënoi edhe një tjetër gol në fitoren e Granadas ndaj Cartagenas, në kuadër të xhiros së 22-të.

Uzuni golin e 11-të të këtij sezoni e shënoi nga penalltia në minutën e 70-të të ndeshjes.

Sulmuesi i Shqipërisë e kompletoi ndeshjen.

Uzuni në edicionin e sivjetmë ka edhe tri asistime.

Armando Sadiku luajti deri në minutën e 62-të te Cartagena.

Artikuj të ngjashëm