Alpinistja Uta Ibrahimi sot e fillon udhëtimin e saj legjendar.
Ajo ka paralajmëruar se do të niset sot për në Himalaya. Qëllimi i ekspeditës është ngjitja e disa majave si dhe majës më të lartë të rruzullit tokë, Maja Everest, 8848 metra lartësi mbidetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka diskutim që kjo është sfida më e madhe e jetës dhe karrierës sime. Trajnimet kanë qenë të gjata, në kohë dhe distancë, ekspedita të ndryshme në Kosovë, Evropë e Azi. Është shumë e rëndësishme me e cek që krejt kjo përgatitje kishte me qenë e pamundur pa përkrahjen e juve e sidomos komunitetit bjeshkatar në Kosovë dhe Shqipërisë” ka shkruar mes tjerash Uta në rrjetin social Facebook.
“Jam krenare që përfaqësoj dhe Kosovën dhe Shqipërinë e gjithashtu e vlerësoj shumë përkrahjen që më kanë dhënë Shoqata Dajti nga Shqipëria. Do të ju sjell dhuratë, do të valvoj flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë kur të arrij në maje.
Kam nevojë për dashninë, lutjet dhe pozitivitetin e juaj. Pres me ju pa me padurim pas 3 muaje të kësaj ekspedite.
Dashni, Uta”, përfundon Uta.