Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uta Ibrahimi ngjit majën e dytë më të lartë, valëvit dy flamujt

Alpinistja Uta Ibrahimi ka ngjitur majat e radhës.

Në faqen e saj në Facebook thuhet se ajo ka bërë tri ngjitje në Pakistan, duke filluar me Nanga Parbat në lartësi 8,126, pastaj në Broud Peak në lartës 8,051 dhe e ka përmbyllur me ngjitjen në “Malin Vdekjeprurës” të cilin e ka vlerësuar si mali më teknik i ngjitur nga ajo.

Ibrahimi është gruaja e parë në Ballkan që ka ngjitur majat më të larta në botë, përfshirë edhe Everestin.

Ajo ka valëvitur dy flamujt, të Kosovës dhe Shqipërisë, në majën e malit “K2” apo siç njihen “Mali Vdekjeprurës” për shkak se është jashtëzakonisht i vështirë për t’u ngjitur dhe mban numër të lartë të alpinistëve që kanë vdekur duke u ngjitur. Ky është mali i dytë më i lartë pas Everestit.

{gallery}