Futbollistët e Tottenhamit, Serge Aurier dhe Moussa Sissoko kanë kërkuar falje pasi kanë ushtruar së bashku përkundër kufizimeve për shkak të koronavirusit.
Mbrojtësi i djathtë, Aurier ka postuar një video në rrjetet sociale ku është parë duke vrapuar, ndërsa ishte në afërsi të mesfushorit Sissoko. Video është fshirë më pas.
Këshillat e qeverisë së Britanisë së Madhe thonë se ushtrimet lejohen të bëhen vetëm apo me njerëzit me të cilët jeton.
Mediat britanike menjëherë janë marrë me thyerjen e rregullave nga ana e lojtarëve të Tottenhamit.
“Ne duam të kërkojmë falje pasi nuk kemi dhënë shembull të mirë”, kanë thënë dy futbollistët e Tottenhamit, përcjell BBC.
Edhe
Mourinho pranon se ka shkelur rregullin e mbajtjes së distancës sociale
“Jemi të vetëdijshëm që si futbollistë profesionistë kemi përgjegjësi të jemi shembull, sidomos gjatë kësaj kohe me të cilën po përballet bota. Ne të gjithë duhet t’iu përmbahemi këshillave të qeverisë për të minimizuar numrin e jetëve të humbura gjatë pandemisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të dy lojtarëve.
Është hera e tretë që pjesëtarë të Tottenhamit bëjnë shkelje të ngjashme.