Manchester Unitedi u është kthyer fitoreve, pas tri barazimeve rresht në ligë.
Ekipi i Jose Mourinhos fitoi 0 me 2 si mysafir i Evertonit në xhiron e 22-të të Premier Ligës.
Anthony Martial dhe Jesse Lingard shënuan golat e fitores për Unitedin që kthehet në pozitën e dytë në tabelë.
“Djajtë e Kuqë” kanë 47 pikë në tabelë, 12 prapa rivalit City që është i pari. Chelsea është i treti me 45 pikë.