Krerët e Manchester Unitedit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mbrojtësit të RB Leipzigut, Ibrahima Konate, për të biseduar për një transferim të mundshëm të futbollistit në Angli këtë verë, shkruan “Le 10 Sport”.
Leipzigu do të kërkojë shifër të madhe për të liruar mbrojtësin 20-vjeçar. Konate ka kontratë me klubin e Bundesligës gjermane deri në vitin 2023.
Konate ka humbur pjesën më të madhe të edicionit 2019-20 shkaku i lëndimit, por ai vlerësohet si një nga talentet më të mëdha në Bundesligën gjermane.
Konate është transferuar te Leipzigu nga Sochaux në verën e vitit 2017.
Artikuj të ngjashëm