Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi synon ta transferojë Verrattin e të largojë Pogban

Manchester Unitedi pritet që në afatin kalimtar të verës të jetë mjaft aktiv duke bërë transferime të mëdha e largime.

Mediat britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq” synojnë ta shesin Paul Pogban në verë e ta transferojnë yllin e PSG-së, Marco Verratti, transmeton Koha.net.

Që nga transferimi prej Juventusit, Pogba ka dështuar të përmbushë pritshmëritë, përderisa nuk i ka marrëdhëniet aq të mira me trajnerin Jose Mourinho.

Mourinho e sheh Verrattin si opsion më të mirë për mesfushën e ekipit të tij.