Titullin e 20-të Manchester Unitedi e fitoi në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë kjo skuadër nuk ka fituar më, pavarësisht shpenzimeve të jashtëzakonshme.
Në 5 vitet e fundit “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar 774 milionë funta (rreth 854 milionë euro), por asnjëherë nuk e fituan dot Ligën e Kampionëve, transmeton TCH.
Pas largimit të Alex Fergusonit në stolin e Manchester Unitedit u ulën David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho dhe nga ajo kohë janë afruar 23 lojtarë për shifrën rekord të 774 milionë funtave, ndërkohë që në kohën e Fergusonit u morën në total 99 lojtarë për një shifër prej 546 milionë funtash.