Manchester Unitedi ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Yerry Mina.
Me shumë gjasë, e ardhmja e qendërmbrojtësit kolumbian është larg Barçës dhe kësisoj shumë skuadra kanë shfaqur interesim për 23-vjeçarin, transmeton KTV.
Për kolumbianin në fillim kanë shprehur interesim Evertoni dhe Lyoni, ndërsa në garë së fundi ka hyrë edhe Manchester Unitedi, të cilët qe një kohë të gjatë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Leonardo Bonucci, Milan Skriniari dhe Harry Maguire janë objektivat e United, mirëpo pista për të arritur deri te mbrojtësi Mina është shumë më e lehtë për “djajtë e kuq”.