Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi anglez ofron 24 milionë euro për mbrojtësin e Barçës

Goal raporton se Evertoni ka ofruar 24 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina.

23 vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira në Kupën e Botës, ku për Kolumbinë shënoi tre gola, derisa ndihmoi kombëtaren e tij të kualifikohet në 1/16 të finales së Botërorit, transmeton Koha.net.

Mina kishte dështuar të siguronte vendin e titullarit te Barcelona që nga transferimi te Palmeiras.

Barcelona është i gatshëm që ta shesë Minan në rast se arrin të përfshijë në kontratë një klauzolë për riblerjen e tij.