Yerry Minas i është dhënë leja nga Palmeiras që të udhëtojë në Barcelonë për të kompletuar kalimin te klubi spanjoll.
Edhe pse nuk ka pasur konfirmim nga klubet, transferimi pritet të kushtojë 12 milionë euro dhe mbrojtësi pritet të bëhet kolumbiani i parë që luan për Barçën.
23-vjeçari vjen si zëvendësim për Javier Mascheranon, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë muajit janar.
Mina do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë transferimi i dytë i Barçës gjatë janarit, pas Philippe Coutinhos.
Artikuj të ngjashëm