Mbrojtësi i Palmeirasit dhe Kolumbisë, Yerry Mina do t'u nënshtrohet testeve mjekësore te Barcelona javën e ardhshme, raportojnë mediumet spanjolle të dielën.
Mina do të jetë në Barcelonë gjatë javës së ardhshme për të firmosur kontratën po ashtu, transmeton sot “Koha Ditore”. E gjitha që ka mbetur është që Barcelona të zyrtarizojë transferimin e 23-vjeçarit, që do të kushtojë rreth 12 milionë euro.
Barcelona ka vendosur të transferojë Minan më 12 dhjetor pasi Samuel Umtiti është lënduar dhe pas largimit të pritur të Javier Mascheranos.
Mirëpo, mbetet të shihet gjendja fizike në të cilën është lojtari, duke marrë parasysh se nuk ka luajtur muajin e kaluar.