Qendërmbrojtësi Harry Maguire do të jetë pjesë e Manchester Unitedit të paktën edhe për këtë edicion.
“The Sun” ka shkruar të hënën, se Unitedi ka refuzuar ofertën e Chelseat për reprezentuesin e Anglisë. Tek Unitedi besojnë se Maguire do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe do ta ndihmojë shumë ekipin këtë sezon.
Chelsea që është në kërkim të një mbrojtësi kishte bërë ofertë zyrtare për Maguiren, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
29-vjeçari është kritikuar vazhdimisht kohët e fundit për formën e tij të dobët.
Artikuj të ngjashëm