Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi refuzon ofertën për Fredin

Manchester Unitedi ka refuzuar ofertën e Galatasarayt për mesfushorin brazilian, Fred.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Daily Mail”, por nuk është bërë e ditur nëse skuadra e madhe turke do të bëj ofertën e dytë për transferimin e tij.

Çmimi i brazilianit 30-vjeçar në treg aktualisht vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Për Fredin ka pasur interesim edhe nga skuadra e Fulhamit, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Marco Silva.

Interesime ka pasur edhe nga skuadrat e Arabisë Saudite, por nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare deri tani.

Edhe Fredi kompleton transferimin te Fenerbahçe Sport Fredi kompleton transferimin te Fenerbahçe

Fredi në edicionin e kaluar zhvilloi 56 ndeshje në të gjitha garat.

Pati gjashtë gola të shënuar e gjashtë asistime.