Sport

Fredi largohet nga Unitedi

Braziliani Fred nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit për edicionin e ri, kanë raportuar të hënën mediumet britanike. Bëhet e ditur se Fred ka kërkuar largimin nga Unitedi, pasi po dëshiron të transferohet në një skuadër ku do të jetë titullar i rregullt.

Thuhet se Fred sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Fulhamit, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje.

30-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai është pjesë e Unitedit prej vitit 2018, ndërsa edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira. Fred ka shënuar 6 gola dhe ka bërë po aq asistime në 56 paraqitje në të gjitha garat.