Mesfushori Fred e ka kompletuar transferimin nga Manchester Unitedi te skuadra e madhe turke, Fenerbahçe.
Lajmi është bërë i ditur nga Fenerbahçe të dielën. Transferimi i Fredit është bërë për 10 milionë euro, plus pesë të tjera në bonuse.
Galatasaray dhe Fulhami ishin të interesuar për shërbimet e mesfushorit brazilian, i cili të shtunën përshëndeti tifozët e Unitedit.
Fredi ka zhvilluar 213 ndeshje për Unitedin, skuadër të cilës i ishte bashkuar në vitin 2018.