Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi refuzon edhe një ofertë të Interit për Lukakun

Foto: Reuters

Mediat italiane raportojnë se Manchester Unitedi ka refuzuar edhe një ofertë të Interit për shërbimet e sulmuesit belg Rumelu Lukaku.

Raportohet se Interi ka ofruar 20 milionë euro për ta transferuar në formë huazimi për dy vjet Lukakun, me mundësi blerje për 50 milionë euro, transmeton Koha.net.

Tuttomercatoweb shkruan se Unitedi nuk dëshiron ta largojë në huazim Lukakun, por vetëm në formë permanente për 70 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm