Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi refuzon 50 milionë euro plus Minan e Gomezin për Pogban

Manchester Unitedi raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh plus Yerry Minan dhe Andre Gomezin nga Barcelona për Paul Pogban.

Sipas Gianluca Di Marzios, Unitedi nuk e do largimin e futbollistit dhe nuk do të pranojë asnjë ofertë.

Spekulimet për largimin e futbollistit nga “Old Traffordi” u rritën pas raportimeve se agjenti i tij Mino Raiola e ka ofruar futbollistin te Barça dhe Juventusi.

Barcelona në ofertë ka përfshirë edhe mbrojtësin Mina që është i preferuari i Mourinhos, por as kjo s’ka bindur “Djajtë e Kuq”.

Pogba po kërkohet edhe nga ish-skuadra e tij, Juventus.