Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi planifikon t’i shesë së paku tre lojtarë

Manchester Unitedi po planifikon t’i shesë disa lojtarë për të krijuar fonde për ta përforcuar ekipin.

Sipas mediave angleze, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka bërë të ditur se nuk llogarit në shërbimet e Phil Jones, Marcos Rojos dhe Diogo Dalotit. Përveç këtyre në skuadër nuk do të mbetet as Chris Smalling, që do të shitet te Roma, transmeton KOHA.

Sipas mediave në Ishull, të sigurt qëndrimin nuk e kanë as mesfushori Juan Mata dhe sulmuesi Jesse Lingard.

Me shitjen e këtyre futbollistëve, “Djajtë e Kuq” pritet të përfitojnë rreth 100 milionë euro.

Skuadra angleze së fundi është përforcuar me mesfushorin holandez, Donny van de Beek, nga Ajaxi për 50 milionë euro.