Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Solskjaer nuk llogarit në shërbimet e Rojos dhe Lingardit

Manchester United po plainifikon të largojë së paku gjashtë futbollistë.

Sipas “The Sun”, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e Phil Jonesit, Daniel Jamesit, Sergio Romeros, Jesse Lingardit dhe Marcos Rojos që do të nxirren në shitje, ndërsa Brandon Williamsi do të huazohet.

Me shitjen e këtyre lojtarëve “Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përfitojnë rreth 100 milionë euro. Me paratë e shitjes së këtyre futbollistëve Unitedi, do të kërkojë të përforcohet gjatë janarit.