Manchester Unitedi po planifikon të shesë së paku gjashtë futbollistë.
Klubi anglez po planifikon të krijojë një buxhet me shitjen e këtyre lojtarëve.
Të hënën mediat angleze kanë raportuar se trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk llogarit në shërbimet e Juan Matas, Jesse Lingardit, Phil Jones, Diogo Dalot.
Përveç këtyre lojtarëve nga Unitedi, do të largohen edhe Chris Smalling që është i huazuar te Roma. Edhe sulmuesi Alexis Sanchez që është i huazuar te Interi, do të shitet gjatë verës.
Me shitjen e këtyre lojtarëve Unitedi po planifikon të përfitojë mbi 100 milionë euro.