Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi përcjell Zirkzeen e Bolognas

Manchester Unitedi dërgoi skautët për të parë sulmuesin holandez të Bolognas, Joshua Zirkzee. Interesim ka shprehur edhe Atalanta, por Unitedi ka bërë një hap para për ta bindur futbollistin holandez.

Skautët e Unitedit përcollën nga afër futbollistin 22-vjeçar në ndeshjen që Bologna e zhvilloi të dielën kundër Atalantas.

Sulmuesi holandez ka shkëlqyer deri tash me fanellën e Bolognas duke shënuar 11 gola në 29 ndeshje në Serie A dhe për Kupë të Italisë. Ai po ashtu ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.

Holandezi me klubin italian ka kontratë deri në vitin 2026. Bolognas iu bashkua në gusht të vitit 2022 nga Bayerni.

Artikuj të ngjashëm