Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pas holandezit Zirkzee

Forma e mirë e sulmuesit Joshua Zirkzee te Bologna ka bërë që skuadra e Milanit të shfaq interesim për shërbimet e tij.

“Calciomercato” ka shkruar të shtunën se Milani po synon transferimin e 22-vjeçarit në fund të edicionit aktual. Mësohet se Milani po përgatit ofertën për ta bindur Bolognan në lirimin e reprezentuesit të Holandës.

Zirkzee ka kontratë me Bolognan deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Ai iu bashkua ekipit italian verën e shkuar nga Bayern Munichu dhe këtë edicion ka shënuar 4 gola në 13 paraqitje në të gjitha garat. Zirkzee ka edhe 19 ndeshje dhe 7 gola të realizuar për Përfaqësuesen e Holandës.