Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi përballet me konkurrencë për shërbimet e Bale

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit, Gareth Bale, megjithatë nuk është i vetëm në këtë garë.

Mirror raporton se në garë për uellsianin ka hyrë edhe klubi kinez Guangzhou Evergrande, transmeton Koha.net.

Raportohet se gjiganti kinez është i gatshëm të paguajë çmimin prej 96 milionë euro që kërkon Real Madridi për ta lënë të lirë 28 vjeçarin, i cili ka pasur probleme me lëndime.