Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Ben Yedderit

Foto: Reuters

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin e Sevillas, francezin Wissam Ben Yedder.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet angleze, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Manchesteri është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit francez prej 40 milionë eurosh.

28-vjeçari te Manchesteri shihet si zëvendësim për Romelu Lukakun që pritet të largohet gjatë verës. Gjithashtu, Ben Yedder më herët ka paralajmëruar largimin nga Sevilla pas tre vjetësh qëndrim.

Ai ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2021. Edicionin e shkuar shënoi 30 gola në 54 paraqitje në të gjitha garat.